Sot në Fierzë të Tropojës, në drejtim të pikës së karburantit dhe ambientit ndihmës të një shtetasi është qëlluar me armë zjarri.

Për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rastin.

Detajet e Policisë

Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit,  shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb