Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në një ndër zonat më të njohura dhe të popullarizuara të Tiranës.


Ndërkohë, nuk është identifikuar ende personi i qëlluar me plumba, por uniformat blu sqarojnë se atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital për ndihmë të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur pranë një objekti në rikonstruksion, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia ka marrë menjëherë në pyetje punëtorët e pallatit, si dhe pronarin, për sqarimin e rrethanave. Sipas gazetares Bezat, i riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është qëlluar me plumb në kokë.


Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.


Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: