Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës.
Godina e CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli është qëlluar gjatë natës në orën 02:00 me breshëri plumbash.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Raportohet se në fasadën e godinës janë “derdhur” mbi 20 plumba, ndërsa në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilët janë njoftuar vetëm një orë më parë mbi ngjarjen.
Po kryhet kqyrja e kamerave të sigurisë.
(BalkanWeb)