SPANJË– Policia spanjolle ka vrarë sot shoferin e furgonit që kreu sulmin në Barcelonë, i cili ishte shpallur në kërkim prej ditësh. Operacioni po zhvillohej 40 km larg Barcelonës, qytet ku pak ditë më parë ndodhi sulmi, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 120 të tjerë.

‘BBC’ shkruan se viktima është Younes Abouyaaquoub, 22 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që shkaktoi sulmin.

Po ashtu, pak para se të qëllohej nga policia për vdekje, mësohet se terroristi ka bërtitur me zë të lartë “Allahu Akbar”, “Zoti është i madh”, ndërsa veshur mbante një brez me eksploziv. Policia e Katalonias ka bërë të ditur në “Twitter” më herët se po zhvillonte një operacion në Subirats, 45 kilometra në perëndim të Barcelonës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Fill pas ngjarjes së rëndë në 17 gusht, Shtetit Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë. Ndërkohë media që administrohet nga militantët islamike, ‘Amaq News’ pak pas ngjarjes raportoi se ISIS mori përgjegjësinë e sulmit dhe se ata që kryen sulmin janë ushtarë të Shtetit Islamik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb