Reperi Michael Robinson, i njohur artistikisht si Ralan Styles dhe i famshëm për bashkëpunimin e tij në këngën për fëmijë ‘Baby Shark’, u qëllua dhe u vra në moshën 22-vjeçare në atë që duket të jetë një grabitje në Columbus, Ohio.
Ngjarjet ndodhën gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, kur Styles u sulmua në lagjen Victorian Village.
Sipas dëshmitarëve, i armatosuri i dyshuar qëlloi Styles pasi u përpoq t’i grabiste një zinxhir.
Departamenti i Policisë së Columbus raportoi se oficerët mbërritën në vendngjarje pak para orës 5 të mëngjesit, duke gjetur Styles me një plagë me armë zjarri.
Pavarësisht tentativave për reanimacion, reperi ndërroi jetë.
Mahamood Hassan, 24 vjeç, u arrestua pasi u identifikua nga dëshmitarët që dhanë një përshkrim të detajuar të sulmuesit.
Hassan është akuzuar për vrasjen e Styles dhe mbetet në paraburgim në burgun e Qarkut Franklin, në pritje të gjykimit.