Gjykata e Leçes ka dënuar me 10 vite burg një 22-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka qëlluar me breshëri automatiku, ish-të dashurën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes 9 dhe 10 gusht, në vitin 2021. Ibrahim Rudin, akuzohet se hapi zjarr me armë ndaj të resë, e cila ishte në rrugë bashkë me motrën e saj, kushëririn dhe dy miqtë në rrugën “Kennedy “në qendër të Galipolit. Ndonëse Rudi qëlloi 18 herë me automatik në drejtim të tyre, ata i mbijetuan sulmit.

Fill pas krimit, 22-vjeçari u largua nga vendngjarja më pas, por u arrestua ditë më vonë. Ai u dënua me procesin e gjykimit të shkurtuar nga gjyqtarja Simona Panzera. Rudi u shpall fajtor për vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: