KAVAJË- Seksioni i Krimeve të Rënda, të policisë së Kavajës arrestoi sot shtetasin Astrit Gjylsheni. Më datë 4 janar rreth orës 19:00, ky i fundit ka qëlluar me breshëri armësh në drejtim të banesës së shtetasit Adem Sharri, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së tij.

Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas ka pasur një konflikt me kryefamiljarin Sharri, për motive banale. Në lidhje me këtë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Gjylsheni për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tenativë”.

Më herët ky shtetas ka qenë i dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: