MAT-Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga Latif Gjinajn.
Ky i fundit ka qëlluar me armë në ajër në oborrin e shtëpisë së vet. Gjatë kontrollit në banesë policia sekuestroi armën e përdorur nga 35-vjeçari.
(a.n/BalkanWeb)