DURRES- Policia e Durrësit ka shkuar sot në mbrëmje në shtëpinë e reperit Noizy dhe e ka shoqëruar në polici, pasi motra e Stresit publikoi një video, ku ai gjuante me armë, duke kërkuar sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj.

Mësohet se Noizy ndodhet aktualisht në ambientet e policisë së Durrësit dhe po jep të gjitha sqarimet e nevojshme.


Kjo nuk është hera e parë që Noizy shoqërohet nga policia e Durrësit. Pak muaj më parë gjatë një kontrolli rutinë ai u kap pa leje drejtimi dhe me disa gjoba të papaguara, si dhe iu largua me shpejtësi policisë. Pasi e kapën policët e morën në pyetje dhe e lanë të lirë.

STATUSI I MOTRES SE STRESIT
Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ motra e Stresit, Fatjona Lusha ka bërë publike një video në të cilët shfaqet këngëtari Rigels Jaku, duke qëlluar me pistoletë.

“Në fund të videos është edhe ai tjetri Noizy që gjuan me pistoletë 3 herë në ajër! Po ai pse nuk shpallet në kërkim! Ndyrësirat, as shanse nuk kanë ti afrohen”, shkruan ajo në Facebook.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: