Një incident ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Xhorxh Bush” në Kamëz, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë nga automjeti i tij, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 reaguan menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke organizuar një operacion për kapjen e autorit. Pas veprimeve të shpejta dhe profesionale, policia arrestoi shtetasin M.P., banues në Bulqizë.

Sipas hetimeve paraprake, pasi qëlloi me armë në ajër, i dyshuari hodhi armën në një lumë në Laknas. Deri më tani, nuk raportohet për dëmtime nga të shtënat.

Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga i arrestuari, ndërsa vijojnë kontrollet për gjetjen e armës së zjarrit.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb