Një 17-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një bashkëmoshatar të tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Blutë bëjnë me dije se i mituri është arrestuar.
Njoftim :
17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.
I mituri akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
(Balkan Web)