Qëlloi në ajër me armë zjarri pistoletë teksa lëviztë me makinë në autostradën Tiranë-Durrës, e pëson i riu.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërkohë që pamjet teksa i riu shkrepte armën përfunduan në rrjetet sociale.

Duket se i riu me iniciale O.N., ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë një ceremonie martesore, teksa një autokolonë me dasmorë kalonte në autostradë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, ku shfaqet një shtetas që qëllon në ajër, me një armë, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin që shfaqet në video. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. N., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që shfaqet në video, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë sportive, e cila është dërguar për ekzaminim, në Institutin e Policisë Shkencore. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: