Pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik ditën e sotme, është zbardhur identiteti i 14-vjeçarit që dyshohet se qëlloi me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një sherri tragjik.
Mësohet se 14-vjeçari është identifikuar si shtetasi me iniciale M. P.
Ky i fundit raportohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare të kryeqytetit, “Fan Noli”.
Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt mes të miturve i nisur 1 javë më parë në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)