KUÇOVË

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se pas një konflikti qëlluan në ajër me armë. Ngjarja në djalë ndodhi në lagjen “Tafil Skëndo” në Kuçovë.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për shtetasit me inicialet A.P, 34 vjeç dhe A.T, 19 vjeç, të dy banues në lagjen ’11 Shkurti’, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake’ dhe ‘Kanosja’, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)