Policia në Malësinë e Madhe ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më herët në fshatin Gruemirë, ku në drejtim të një banese u qëllua me plumba.

Efektivët për këtë ngjarje kanë shpallur në kërkim dy persona. Sipas policisë, dy shtetasit dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur, por se janë diktuar nga banorët.

Policia shpalli në kërkim shtetasit Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanej (Planaj).

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të  ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur  zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb