Policia në Berat bën me dije se ka shpallur në kërkim dy vëllezër, që dyshohet se qëlluan me armë zjarri nga makina në drejtim të dy shtetasve të tjerë.

Të shpallurit në kërkim janë një 36-vjeçar dhe një 35-vjeçar, të dy banues në Durrës. Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

Dy vëllezërit raportohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, të dy 39 vjeç, banues në Berat dhe shokë me njëri-tjetrin.

Njoftimi i Policisë 

“Berat/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e  shtetasve  F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës.

Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb