TIRANE – Në dalje nga zyrat e policisë, Klodi Hoxha, vajza që qëlloi “vezën më të famshme në Tiranë”, foli para studentëve.


“Nuk keni parë gjë akoma”, tha ajo me shaka para të pranishmëve. Studentja Klodi Hoxha është aktiviste tek Lëvizja Studentore për Universitetin.


Pak orë para incidentit ajo ka postuar në profilin e saj në “Facebook”, një deklaratë ku shprehet, se të gjithë dëshirojnë të arsimohen, por nuk mund të përballohen tarifat e larta që po vendos qeveria. “Ç’do të ndodhë kur gjimnazistët të mos mund ta vazhdojnë arsimimin e tyre në institucionet e arsimit të lartë për shkak të tarifave të kripura?
Atëherë nuk do të pijë më ujë fakti se ata janë gjimnazistë dhe nuk mundt’i bashkohen protestës sonë studentore. Askush nuk do që të punojë në call-center apo fasoneri. Të gjithë duan të arsimohen”, – shkruajti Hoxha.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)