Një qendër trajnimi për kineastë e profesionistë të filmit hap dyert në Ish-Kinostudio si bashkëpunim I qeverisë shqiptare me ambasadën amerikane. Qendra pritet të sjellë në vend kineastë amerikanë duke synuar edhe kthimin e Shqipërisë në sheshxhirime filmash amerikanë
Është përuruar sot pranë ish Kinostudios, “Tirana Training Center”, një qendër ku 400 studentë në vit, do të mund të trajnohen në klasa për regji, aktrim, animacion, kinematografi, shkrim skenaresh, etj. Qendra do të shërbejë edhe për organizim ngjarjesh artistike, duke nisur që nga festivalet e filmit deri te pritja e studiove amerikane për të eksploruar peizazhe e mundësi sheh xhirimesh në Shqipëri.
“Përmasat e bashkëpunimit që nisim sot, na inkurajojnë se “Tirana Training Center” do të shndërrohet shumë shpejt në katalizatorin e një revolucioni epokal dhe transformimi të shumënevojshëm për industrinë kreative në Shqipëri. Stimulojmë krijimin e një dege të re të arsimit profesional, që lidhet drejtpërdrejt me fushën e filmit dhe ekranit, përfshirë të gjitha komponentët e saj”, tha Gonxhja.
Ndërsa u përmendën shtetet që kanë pasur bum turizmi për shkak të sheshxhirimeve që I kanë ofruar kinematografisë amerikane, qeveria duket se ka synime të ngjashme.
“Të gjithë përpiqen që përmes këtyre produksioneve të promovojnë imazhin e vendit të tyre në funskion të tërheqesd së vb=zitorëve për turizëm, binzes e për të jetuar”, tha kryeministri Rama.
Qendra Trajnuese Kreative,që u tha se do të ketë mbikëqyrjen e emrave të famshëm, që kanë në kartvizitat e tyre stemat e HBO, WarnerBros, Paramount, Disney, Netflix “vjen si bashkëpunim i qeverisë shqiptare me ambasadën amerikane, të cilën kryeministri e falenderoi pa kursyer batutat.
“Dua të shpreh kënaqësinë që më në fund ambasada amerikane u interesua edhe për një projekt kulturor. Është fitore e madhe për Amerikën në Shqipëri, se përgjithësisht projektet amerikane janë të drejtuara nga aspektet represive të shtetit, që janë shumë të domosdoshme”, u shpreh Rama.
Nisma, pritet të hapë dyert zyrtarisht së shpejti.