TIRANE

Spitali Hygeia së fundmi krahas Qendrës Multidisiplinare Onkologjike ku ofrohen të gjitha shërbimet për ekzaminimin, diagnostikimin dhe trajtimin e të gjithë tipeve të kancerit,  ka ngritur edhe Qendrën e Gjirit dedikuar kryesisht diagnostifikimit dhe trajtmit multidisiplinar të patologjive dhe kancerit të gjirit. Dr. Celeb Bahadir prej më shumë se 1 viti, pjesë e stafit të spitalit Hygeia na shpjegon:

“ Unë jam doktor , Celeb Bahadir, kirurg onkolog dhe senolog, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme dhe asaj të gjirit në veçanti. Prej 1 viti jam pjesë e stafit Hygeia, ku trajtoj në rrugë kirurgjikale të gjithë gamën e patologjive të gjirit dhe sigurisht kancerit të gjirit, gjithmonë duke synuar në teknikat më bashkëkohore kirurgjikale, të cilat janë edhe më rezultative për pacientët. Për një diagnostikim sa më adeguat ky spital prej kohësh ka ngritur edhe Qëndrën Multidisiplinare të Onkologjisë. Vëmendje më shumë do t’i kushtojmë edhe gjirit dhe për këtë është ngritur edhe qendra e gjirit, që do të merret me diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit”


Jo vetëm mjekë të huaj por stafit të kësaj qendre i bashkohet mjeku kirurg senolog Dr. Gëzim Selenica, që vjen nga qendra senologjike e Cambridge ku Spitali Hygeia ka filluar bashkëpunim. Ai do jetë cdo muaj ne spitalin Hygeia për të ndjekur rastet së bashku me ekipin e mjekëve të këtij spitali.

Në sajë të ndihmës nga Dr. Selenica dhe kolegëve të tij në Kembrixh, Qendra e Senologjisë në spitalin Hygeia do jetë ‘One Stop Clinic’, ku pacientët realizojnë këshillim, diagnostikim dhe trajtim për cdo patologji të gjirit.

Për të gjithë ato paciente që diagnostikohen me kancer të gjirit, Qendra e Gjirit Hygeia ofron shërbim 360 grade duke filluar që nga konsultat me mjekë specialistë onkologë, ekzaminimet radiologjike (Skaner, Rezonancë Magnetike, Mamografi, Ekografi), trajtim kirurgjikal me mjekë kirurgë, laboratorë të specializuar & bashkëkohorë, trajtimet me Kimioterapi & Radioterapi, si dhe ndjekje në kohë (folloë up) të te gjithe pacienteve të trajtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb