NGA: ERJON SKENDAJ*
TIRANE-
Realiteti, dyer që gati sa s’thyen nga pacientët e shumtë që dynden nga i gjithë vendi për një vizitë a konsultë të planifikuar. Të irrituar me të drejtë ose jo pacientët konfliktohen çdo ditë me rojet private të spitalit si për cilësinë e shërbimit dhe për sorollatjet sa nga njëra qendër a spital në tjetrin. Nuk janë të gjithë për t’u shtruar.

Ka prej tyre që janë të sëmurë kronikë që bëjnë rrugë të gjatë deri në Tiranë thjesht për një firmë që të vazhdojnë ti marrin ilaçet me rimbursim. Të tjerë pacientë vijnë për rikontroll periodik pasi më herët janë operuar në QSUT. Por më të shumtët janë të sëmurë që vijnë për një vizitë tek specialisti të pajisur me rekomandim nga spitalet rajonale dhe ato bashkiake që gjejnë rrugën më të shkurtër i përcjellin në tiranë. Bilanci, të gjithë në QSUT, të gjithë në luftë për tu futur brenda godinës së re 3 katëshe të sapo inauguruar.

Vetë spitali Nënë Tereza është përpjekur që të disiplinojë pacientët përmes mundësisë së planifikimit online të vizitës, çka duket se nuk ka funksionuar sa duhet edhe për shkak se shumica e të sëmurëve janë të moshuar që mezi mbahen në këmbë. Situata pritet të agravohet akoma më shumë me grupimin e të gjitha konsultave në një godinë të vetme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: