Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u krijua nga qeveria në 2018 pasi vitet e fundit disa shtetas shqiptarë u bashkuan me organizatat ekstremiste si ISIS në Siri dhe Irak.
Pas krijimit të shtetit Islamik disa prej tyre morën me vete në Siri edhe gratë dhe fëmijët. Numri mendohet të jetë mbi 140 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë, disa prej të cilëve janë kthyer tashmë në Shqipëri.


Strategjia kombëtare e qeverisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm synon një rol shumë më aktiv të shkollës apo institucioneve fetare, për t’u përballur me propagandën radikalizuese dhe ekstremiste, që tenton të prekë nxënësit, studentët, rininë dhe personat e margjinalizuar.
Prej 9 muajsh kjo qendër ndihmon përmes projekteve komunitetet në mbarë vendin dhe trajnon rreth 20 mijë mësues, policë, psikologë dhe punonjës socialë të konsideruar si të vijës së parë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmin që çon në terrorizëm. Qendra është në varësi direkte nga Zyra e Kryeministrit.


Nuk mungojnë bashkëpunimet e qendrës me organizatat ndërkombëtare dhe departamentin amerikan të shtetit. Një memorandum bashkëpunimi u nënshkrua këtë të hënë mes drejtorit të qendrës zotit Agron Sojati dhe drejtueses së zyrës së Organizatës ndërkombëtare për Migracionin ne Shqipëri zonjës Alma Jani. Drejtori i qendres tregon se u jane caktuar detyra të vecanta cdo ministrie me qëllim parësor mbrojtjen e shoqërisë shqiptare nga ekstremizmi i dhunshem


“Sot ju patë edhe planin e detajuar të veprimit ku cdo ministri merr angazhime dhe Shqipëria vjen me buxhet në cdo linjë për cështjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Pjesa me IOM, sic është edhe bashkëpunimi që ne kemi me Departamentin e Shtetit Amerikan, kemi me Mbreterinë e Bashkuar, apo me Bashkimin Europian, janë fonde që shkojnë drejtepërdrejtë në projekte komunitare. Qëllimi është që të përfshihet gjithë komuniteti, ndoshta jemi në një risi pasi kemi mbi 20 mijë aktorë të vijës së parë ku përfshihen mësuesit policët në komunitet punonjësit sociale psikologët dhe të bashkive në bashkepunim me shoqërinë civile dhe religjonet. Ky projekt ka qëllim t’i afrohet nevojave dhe të përkthejë problemet e komunitetit. Qendra në bashkëpunim me grupet e punës në çdo ministri dhe rrjeti i shoqërisë civile”- thotë Agron Sojati, drejtor i qendrës kundqr ekstremizmit të dhunshëm.
Qendra bashkëpunon edhe me USAID-in. Bashkëpunimi konsiston në zhvillimin e kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm si dhe në promovimin e vlerave të tolerancës dhe harmonisë ferate, sundimit të ligjit e demokracisë.

Ne fund te ketij muaji qendra kunder ekstemizmit te dhunshëm do të organzojë një konferencë me përmasa të mëdha me gjithë aktoret e përfshirë në luftën kundër radikalizmit .

(BalkanWeb)