Fëmijët që frekuentojnë Qendrën Komunitare Multifunksionale dhe Qendrën Shëndetësore nr.7 pranë Nish Tullës në qytetin e Durrësit, do kenë tashmë ambiente më të ngrohta dhe miqësore falë kontributit të kompanisë JUMBO, pjesë e Grupit Balfin.

Falë donacioneve të kësaj kompanie, u vendosën në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Qendrës produkte të përshtatshme dhe funksionale për ta kthyer vizitën e fëmijëve në këtë Qendër në një eksperiencë akoma edhe më pozitive.

Foto1 (1)
Foto1 (1)

Më datë 4 Nëntor stafi i JUMBO, përfaqësues nga Bashkia Durrës si dhe partnerët e këtij projekti, organizata “Terre des Hommes”, morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar në shenjë falënderimi nga fëmijët në mjediset tashmë të rikualifikuara të Qendrës “Nish Tulla”.

Në fjalën e tyre nën-kryetari i Bashkisë Durrës Z. Florian Tahiri dhe Znj. Alketa LASKU, drejtore kombëtare e Terre des Hommes falenderuan JUMBO-n që finalizoi këtë iniciativë në kuadër të përgjegjësisë sociale të Grupi Balfin.

Foto2 (3)
Foto2 (3)

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe JUMBO, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Foto3 (1)
Foto3 (1)

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Terre des Hommes, Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb