Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka folur në lidhje me qendrat e emigrantëve në Lezhë.

Ajo shprehet se nuk do të bëhet asnjë hap pas në lidhje me këtë nismë.

“Qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisë italiane. Protokolli me Shqipërinë i frikëson trafikantët. Nëse ne ndalojmë, do jetë në favor të kriminelëve”, shprehet Meloni.

Një gjykatë italianë pretendon se në këto kampe shkelen të drejtat e njeriut dhe këtë çështja e ka dërguar për shqyrtim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë dhe deri në marrjen e një vendimi, qendrat do qëndrojnë mbyllur. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare kanë firmosur një marrëveshje për ngritjen e dy kampeve ku do qëndrojnë përkohësisht migrantët e ndalur në det nga autoritetet italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb