“Qëndresa Qytetare” në një deklaratë për mediat, e konsideron vendimin e Brukselit për të shtyrë pa afat tryezat ndërqeveritare për çeljen e 2 grupkapitujve të radhës për Shqipërinë, si zvarritje në dëm të vendit.
Sipas “Qëndresës Qytetare”, Brukseli vijon ti mbyllë derën Tiranës, pasi është e qartë që kushtet dhe kërkesat nga ana e qeverisë shqiptare, nuk janë plotësuar
“Ndonëse hapja e shampanjës për çeljen e negociatave është kthyer në traditë, Brukseli vijon ti mbyllë derën Tiranës, pasi është e qartë që kushtet dhe kërkesat nuk janë plotësuar
Bashkimi Evropian vendosi shtyrjen pa afat të dy tryezave ndërqeveritare për çeljen e 2 grupkapitujve të radhës për Shqipërinë dhe pa më të voglin dyshim kjo zvarritje është në dëm të vendit.
Arrestimi i Erion Veliaj ekspozoi intimidimin dhe tentativën për minimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor, teksa kjo e kryqëzuar me korrupsionin dhe pastrimin e parave në ndërtim, fenomene që evidentohet në çdo raport ndërkombëtar, i kanë bërë bllokadë procesit të integrimit.
Zgjedhjet e 11 Majit janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj, teksa ky proces do monitorohet me lupë dhe mund të jetë ose tym i bardhë për negociatat ose epitaf mbi varrin e negociatave”, thuhet në deklaratën e “Qëndresës Qytetare”.
(Balkan Web)