TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka komentuar sot qëndrimin e Bashkimit Europian dhe eurodeputetit gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian. Në një intervistë për ‘News24’, nga protesta përballë Kryeministrisë, Halimi theksoi se për 4 vite me radhë opozita ka kërkuar në mënyrë institucionale pastrimin e Kuvendit nga deputetë me rekorde kriminale, ndaj sipas tij protesta ishte e vetmja zgjidhje. Ligjvënësi i djathtë teksa vlerësoi deklaratat e BE dhe Fleckenstein tha se përballja popullore është qëndrimi që meriton kjo qeveri e lidhur sipas tij me drogën dhe krimin.

“Është qeveria e cila ka dalë nga një parlament me rekorde për droge. Një parlament që është strehë e krimit, një qeveri që është strehë e krimit nuk mund të garantoj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo qeveri ka bërë një kontratë me trafikantët e drogës. Ju e keni parë se si Rama thotë që Amando Prengra nuk ka asgjë me ligjin e dekriminalizmit. Rama të garanton se bashkë me Rroshin, që ka 5 dënime dhe Prenga ka 8 dënime, kjo është e padënueshme. Gjithçka ndodh se Rama nuk mund të ndahet nga krimi.”, tha Halimi.

‘BalkanWeb’ ka zbardhur intervistën e plotë të Halimit.
Sot në Tiranë ndodhet për një vizitë të rëndësishme Knut Fleckenstein. Në kushtet kur Rama nuk pranon të largohet dhe nuk plotësohen kërkesën e opozitës, a besoni dhe ju që ndërkombëtarët të mundësojnë një zgjidhje apo alternativa?
SHBA dhe ndërkombëtaret na kanë ndihmuar shumë të bëhet e mundur ndarja e krimit nga politika. Nga kontrata me krimin ka ardhur gjithë kanabizimi i Shqipërisë, droga nuk hidhet nga qielli. Ndaj në rrugën e tillë ka ardhur përballja. E vetmja mënyrë për të ndarë politikën nga krimi është protesta dhe përballja qytetare. Zoti Fleckenstein është burrë i mençur dhe e kupton këtë gjë.

Qëndrimi i BE dje ishte që diskutime të kësaj natyre ishte që të zhvilloheshin në Parlament dhe jo në rrugë. Çmendim keni?
Mirëkuptoj çdo mirëkuptim që vjen nga BE dhe aq më tepër dhe Zoti Fleckenstein, i cili është burrë i mençur. Kemi 4 vjet qe nga parlamenti në rrugë institucionale që të nxjerrim deputetë me rekorde kriminale nga Parlamenti.

Këtë mesazh do i jepni ju zotit Fleckenstein?
Jo, unë nuk do të jem në takim. Por jo.

Jo ju por kreu i PD-së…
Unë nuk e di se çfarë mesazhi do të japë zoti Basha. Por qytetarët duan zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe këto zgjedhje nga një qeveri dhe parlament i krimit nuk mund të ketë.

A do shkoni në komisionet parlamentare për Vettingun pasi ka një akuzë nga maxhoranca se po bllokoni vettingun?
Ata janë mashtrues. Mashtrues është Edi Rama dhe të gjithë ata që u bien këtyre tambureve sepse në axhendën e parlamentit nuk ka asnjë vendim për t’u marrë për këtë çështje.
Ajo që zgjidh gjithçka është ndarja e politikës nga krimi. Ky është misioni historik i PD-së.
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: