TIRANË- Pas gjithë habive për ‘mungesën’ e Monika Kryemadhit si bashkëshortja e Presidentit, ka ardhur edhe reagimi i parë Ilir Metës.

Në një intervistë për “Top Story”, këtë herë nga zyra e tij në Presidencë, Meta ka pranuar se bashkëshortja e tij nuk vihet kollaj në rresht. Ai tha se Monika e ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që u zgjodh President.

“Mendoj se personi për të cilin ju flisni nuk vihet aq kollaj në rresht. Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që una jam zgjedhur President, duke bërë të qartë se do ishte një politikane aktive dhe duke bërë të qartë se nuk do ishte Zonjë e Parë”, tha Kreu i Shtetit Ilir Meta.

Për më tepër ai e quajti këtë qëndrim të bashkëshortes së tij, kryetare e një partie opozitare tashmë si një mesazh të qartë se Presidenca nuk do të ndikohet nga askush.

“Pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme janë një mesazh i qartë se Presidenti dhe Presidenca nuk do të ndikohet nga askush, a as për qëllime të caktuara politike”, theksoi Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb