TIRANË

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj komentoi qëndrimin e fortë që mbajti OSBE, e cila dënoi me forcë sulmet e dhunshme të opozitës kundër organeve përgjegjëse për zgjedhjet, pasi kjo pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin ndërkombëtar.

Veliaj theksoi se edhe faktori ndërkombëtar që ndjek zhvillimet në Shqipëri i dha sot një tjetër shuplakë opozitës duke dënuar aktet e dhunimit të institucioneve dhe dëmtimit të materialeve zgjedhore. “OSBE sapo doli me shuplakë politike ndaj Monës dhe Lulit, duke ju thënë: T’ju vijë turp. I nxitë fytyrën Shqipërisë. Nuk e meriton Shqipëria këtë sjellje, nuk e meriton. Sikur me të njëjtin zell që kanë djegur sot, me të njëjtin zell që kanë fyer sot, me të njëjtin zell që kanë punuar sot, të kishin punuar 4 vjet për komunitetin e tyre, sot nuk do ishin në pikë të hallit, që i urren gjithë komuniteti, që mezi presin që ata të largohen”, u shpreh Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb