TIRANË
Analisti Eduard Zaloshnja i pranishëm në studion e “Real Story” në News 24 tha se kreu i shtetit, Ilir Meta rrezikon politikisht të shkarkohet nga ana e maxhorancës.
Ai pohoi se ka dëgjuar pretendimet e të dyja palëve në lidhje me zhdekretimin e 30 qershorit, ku shtoi se në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të interpretojë veprimet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Pjesë nga debati:
Zaloshnja: Kam dëgjuar të dyja palët. Do të dëgjojmë edhe opinionin e Venecias, por në fund të fundit do të jetë Gjykata Kushtetutës që do ta interpretojë. Politikisht e shoh se do të shkarkohet.
Sokol Balla: Mendon se Meta është subjekt shkarkimi për veprimet e tij ?
Zaloshnja: Shkarkimi i Metës do ta bëjë të pamundur ndryshimin e këtij sistemi elektoral.