Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, do të vizitojë Beogradin më 20 tetor të këtij viti. Siç shkruajnë mediat serbe, Medvedev do të dërgojë qëndrimin e Moskës zyrtare dhe presidentit, Vladimir Putinit, sa i përket çështjes së zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.


Përgjatë kësaj vizite ai do të flas në parlamentin e Serbisë, ku do të jenë të pranishëm edhe krerë të politikës serbe dhe trupa diplomatike. Medvedev do të pritet në Serbi nga kryeministrja Ana Brnabic, ndërkohë përgatitjet për vizitën e tij tashmë kanë filluar.


Medvedev gjithashtu do të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Kjo vizitë e Medvedev, vjen pas vizitës së të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: