Pjesëmarrja në një garë në Kanada që zhvillohej në temperatura ekstreme i ka kushtuar shtrenjtë 60-vjeçarit italian Roberto Zanda. Ai ka mbetur i bllokuar për gati 10 orë në temperaturën -50 gradë dhe si pasojë rrezikon të humbasë të katërt gjymtyrët.

Sot ai mbërriti në Itali nga Kanadaja dhe doktorrët po bëjnë ç’është e mundur për ta shpëtuar nga amputimi, prerja e të katër gjymtyrëve.

“Une nuk frikesohem, nuk ndjeja dhimbje. Me shume me kujtohet ankthi qe perjetova”-shprehet atleti. Më tej ai shton: “Në -50 gradë kam bërë një marrveshje me zotin, ‘më merr këmbët dhe duart por më lër të jetoj, të shkoj në shtëpi në ishullin tim te gruaja ime Giovanna’.”

Zanda aktualisht gjendet në spitalin e Parinit në Aosta me një mundësi prej 99% të humbjes së 4-r gjymtyrëve të prekura nga ngrirja ekstreme e shkallës së katërt.

“Është rasti më i vështirë i ngrirjes që na ka mbërritur këtu, grada e katërt. Situata e Zanda-s është përmirësuar, por mbetet shumë kritike. Duke parë atë që i ndodhi atij, është e qartë se kemi të bëjmë me një trup të jashtëzakonshëm, shumë të përgatitur,”- shprehet një prej mjekëve mbikqyrës.

Për të shmangur prerjen e gjymtyrëve mjekët po bëjnë ç’është e mundur, duke i bërë trajtime nga më të ndryshmet dhe duke përdorur antibiotikë të ndryshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb