Interi dhe Mauro Ikardi kanë gjetur paqen, por 40 ditët që sulmuesi argjentinas qëndroi jashtë fushës kanë patur një impakt negativ, më shumë se në aspektin sportiv në atë financiar. Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, vlera e kartonit të futbollistit ka rënë ndjeshëm, ndërsa edhe klubet që interesoheshin për atë tashmë janë tërhequr. Duke qëndruar në atë raporton e përditëshmja prestigjoze italiane, ky nuk është një problem i vogël për klubin zikaltër dhe vetë sulmuesin në prag të merkatos së verës. Kjo konfirmohet nga shifrat. Kartoni i Ikardit nuk vlerësohet më 110 milion euro, aq sa parashikohet edhe nga klauzola në kontratën e tij, por 60 milion euro. Një diferencë e madhe që prish planet e Interit në tregun e transferimeve.

201903301319479627499
201903301319479627499

Prej javësh flitet se në listën e blerjeve të klubit zikaltër janë vendosur emra të rëndësishëm për të zëvendësuar ish-kapitenin, por nëse argjentinasi shitet as sa vlersohet në këtë moment, atëherë objektivat në merkato do të ndryshojnë. I njëjti diskutim vlen edhe për sulmuesin argjentinas. Vetëm një muaj më parë ai i bënte presion Interit pikërisht me ofertat e shumta që kishte nga klubet më të mëdhenj të Europës. Ky interesim në drejtim të tij tashmë është sfumuar ndjeshëm dhe Mauro Ikardi është i detyruar të pranojë kushtet e klubit zikaltër. Duket e vështirë, por e vetmja mundësi që ka sulmuesi të përmbysë sërish situatën në favorin e tij është pjesa e mbetur e sezonit, ku sulmuesi duhet të bëjë rolin e “fenomenit”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: