Është një nga veturat më të bukura dhe më ikonike që ka prodhuar ndonjëherë Britania e Madhe. Por, ky Jaguar E mbeti i mbyllur në garazh druri dhe mblodhi pluhur për 25 vite. Pasi që është zbuluar se ku ndodhet kjo veturë dhe se është në gjendje të rregullt, çmimi saj mund të kalojë 100 mijë euro kur të vihet në ankand.
Vetura e prodhuar në vitin 1973 kishte qenë në pronësi të së njëjtës familje, por për shkak se ata nuk kishin nevojë për të, e kishin lënë në garazhin e një shtëpie që nuk e përdornin. Para se të mbyllej, kjo veturë kishte qenë në përdorim. Në orën e saj figurojnë 12.391 kilometra të kaluara. Interieri saj i punuar me kujdes ka mbetur i paprekur dhe lëkura ngjyrë kafe ka të njëjtën butësi, sikur kur është prodhuar. Kjo veturë e rrallë që është e gatshme të futet në rrugë, do të vihet në ankand me çmim fillestar prej 90.000 paund.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: