Një peticion që i bën thirrje kryeministres Theresa May që ta ndalojë BREXIT-in, ka arritur të marrë më shumë se 1 milionë nënshkrime, raporton RT. Peticioni që vazhdon në uebfaqen e Parlamentit Britanik, ka arritur numrin më të madh të nënshkrimeve në krahasim me të gjitha peticionet në këtë uebfaqe.

Ky peticion vjen në kohën kur kryeministrja ndodhet në Bruksel për të kërkuar nga BE-ja që të shtyhet afati për daljen e Britanisë nga blloku.Burime nga qeveria i janë përgjigjur se “Kryeministrja e ka thënë disa herë se nuk do të ndodhë që BREXIT-i të anulohet”

Sekretari i Kryeministres shtoi: “Kryeministrja e ka bërë të qartë nëse Britania dështon të largohet nga BE-ja, do të ishte një dështim për demokracinë tonë”.

Peticion tjetër i njohur në uebfaqen e Parlamentit, është edhe ai për ta ndalur vizitën e Presidentit Donald Trump në Britani, i cili kishte marrë 1.8 milionë nënshkrime.

A do të ndryshojë peticioni ndonjë gjë?

Peticonet në uebfaqen e Parlamentit shum rrallë kanë ndikuar në ndryshimin e ligjit.

Madje as nuk garantohet se këto peticione do të debatohen në Parlament – edhe pse kërkohet që çdo peticion të debatohet në Parlament nëse ai i kalon 100.000 nënshkrime. Komiteti i peticioneve në shumë raste i anashkalojnë peticonet nëse besojnë se ato nuk mund të krijojnë ndonjë ndryshim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb