“Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.”. Ky është mesazhi i fundit dhe gati paralajmërues që ka shpërndarë në rrjetet sociale Kastriot Reçi, i cili mbeti i vrarë sot pasi u qëllua me armë. 47-vjeçari u ekzekutua para lokalit të tij ne Rreshen.

Në profilin e tij të ‘Facebook’ Reçi, teksa uronte miqtë për vitin e ri më datë 1 janar, u jepte atyre një këshillë, ndërsa flet për mashtruese dhe njerëz të pa besë.

“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë.’, thuhet në mesazhin e tij.

Reci Fb
Reci Fb

NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: