Qëndroni ulur gjatë në zyrë përpara kompjuterit? Tetë, nëntë apo dhjetë orë ulur në ditë janë shumë për shëndetin tonë.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shton oreksin dhe për pasojë bëhet shkak për të marrë disa kilogramë më tepër. Por jeta sedentare shton edhe rrezikun për sëmundje kardiake, diabet, disa tipe të kancerit etj.

Përveç qëndrimit ulur, shëndeti përkeqësohet edhe më shumë kur konsumojmë ushqimet e shpejta që ndodhen në makinetat e zyrave, plot me sheqer e konservantë.

Gazeta Time ka publikuar një listë me ushqime që mund ti konsumoni pa rrezikuar të shëndosheni, në rast se qëndroni për orë të tëra ulur.

Fruta pylli, ananas, bajame, fara lini, avokado, peshk, dhe çaj jeshil, janë disa nga ushqimet e konsideruara si “djegës kalorish’, që mund të konsumohen në zyrë për të ndihmuar organizmin dhe për të shmangur shëndoshjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: