Ky është momenti prekës kur një burrë me aftësi të kufizuara në një karrige me rrota është shtyrë nga qeni i tij.

Ngjarja ka ndodhur në Filipine ku Danilo Alarcon është filmuar teksa po ecte në rrugë i ndihmuar nga kafsha e tij shtëpiake.

Në pamundësi për të ecur vetë apo ta ndihmonte ndonjë person tjetër, atij i ka ardhur në ndihmë qeni duke i shtyrë karrocën me kokë.

Bëhet e ditur se Alarcon nuk ka qenë në gjendje të ecë që kur ka pësuar një lëndim kurrizor në një aksident me motor disa vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: