Një qytetar u sulmua dhe u kafshua nga një qen endacak në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës, duke ngritur shqetësime të mëdha mes banorëve për rrezikun e shtuar nga qentë e rrugës.

Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi kur qytetari po kalonte në rrugë. Qeni e sulmoi papritur, duke i shkaktuar plagë në këmbë.

Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë qentë endacake janë kthyer në shqetësim në këtë lagje, ku vetëm gjatë javëve të fundit numërohen disa incidente të kësaj natyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: