Nga: DOREADA MIO*
QEPE TE MBUSHURA ME KERPUDHA

4 kokrra qepë
200 gr proshutë ose salçiçe
100 gr kërpudha
200 ml salcë domate
100 gr oriz
100 gr mocarela
Kripë
Piper i zi
Majdanoz

Fillimisht vendosim qepët të ziejnë për pak minuta. Më pas largojmë pjesën e brendshme të tyre të cilën e grijmë imët. Fillojmë përgatitjen e mbushjes duke kaurdisur në një tigan me vaj ulliri qepën me proshutën. Pasi proshuta të ketë marrë ngjyrë shtojmë kërpudhat e freskëta, orizin gjysëm të zier dhe salcën e domates. I trazojmë mirë duke i rregulluar me kripë dhe piper të zi dhe më pas mbushim qepët. Sipër mbushjes vendosim feta djathi mocarela si dhe pak salcë domateje. I vendosim qepët e mbushura në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 10 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: