Një fushë futbolli ndodhin si momente që të dridhin zemrën por dhe nga ato që shkrihesh së qeshuri. Kështu ndodhi një moment me mbrojtësin e ekipit të Bournemouth, Bailey Cargill. Qesharak në kulm. Cargill po ndërmarrte një aksion nga krahu i majtë mbrëmjen e djeshme në ndeshjen kundër Liverpulit dhe në atë moment i ka rënë parukja. Jo se futbollisti nuk kishte flokë. Përkundrazi, ka por i ka të shkurtër dhe për bukuri u kishte shtuar një bisht artificial, që në vrapim e sipër i bie në tokë.
https://www.youtube.com/watch?v=hgP1TXY7RiY
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb