KOSOVË

Një qytetare në Prishtinë është dënuar me 100 euro nga një polic, për arsye se kishte qeshur me zë të lartë. Aida Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se pas orës 24:00 po priste një taksi dhe po bisedonte me shoqe duke qeshur, kur një zyrtar policor e kishte dënuar me 100 euro gjobë.

Aida ka treguar bisedën me policin që thotë se është Fatmir Miftari.

“Çka po kesh me zë?”, ishin fjalët e e zyrtarit policor. E habitur me pyetjen e policit, Aida i është drejtuar atij: A seriozisht po më pyet? Fatmiri: Je tu kesh shumë, mos kesh! Aida: Me çka po e mat që po keshi shumë?

Fatmiri: Me veshtë e mi!

Kaq ishte biseda mes Aidës dhe Fatmirit i cili pa hezituar edhe ia ka vënë gjobën prej 100 eurove vetëm pse ajo qeshi me zë.

E Aida, për gjithë këtë situatë edhe ka ironizuar me vendimin e policit në fjalë.

“Dënim me 100 euro gjobë, se po qeshesh me za! Dhunohet dhe vritet një fëmijë 12-vjeçar, policia e neglizhon rastin! Unë dënohem me 100 euro gjobë pse qesha me za!”, ka shkruar ajo.Tutje, ajo ka vazhduar se “1 person pa leje, me shpejtësi dyfish ma shumë se që është e lejume, i shkel 2 gra për vdekje; policia neglizhente sepse duhet me më denu mu të pacipën që po qeshi me za mas 12ve te natës! Tjetri e dhunon një të mitur, tjetri e mbyt gruan me femijë, krejt këto pasojë e neglizhencës së policisë sepse ma së lehti e ka me dalë në qytet e me më denu mu me 100 euro gjobë se qesha me za!”, ka shkruar ajo.

Aida Gashi
Aida Gashi

Në Kosovë ligji për rendin dhe qetësinë publike, neni 8, thotë:
Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën
Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai/ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.
Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb