E çfarë nuk bëjnë tifozët për idhujt e tyre! Në Serbi, një tifoz i zjarrtë i Liverpulit dhe i Mohamed Salah, i ka kërkuar berberit të tij një qethje vërtet speciale dhe i ka treguar fotografinë e sulmuesit egjiptian të “The Reds”.


Tifozi i ka kërkuar berberit që të bëjë portretin ideal të sulmuesit Salah në qafën e tij dhe rezultati është vërtet i pabesueshëm, siç edhe mund ta shikoni në foto.


Tifozi Serb
Tifozi Serb

Liverpuli garon në këtë sezon me Mançester Sitin për titullin kampion në Premier Ligë, ndërsa golat e egjiptianit kanë një peshë të madhe në arritjen e këtij objektivi.


(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb