Te Barcelona mund të marrin frymë lirisht. Lionel Mesi mungon vetëm në këtë fundjavë dhe më pas do të jetë gati për skuadrën katalunjase. Sulmuesi argjentinas mbajti në ankth kryesuesit e La Liga, pas goditjes së rëndë që mori në ndeshjen kundër Manchester United në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. “Pleshi” u godit në fytyrë nga Cris Smalling, teksa pamjet e tij teksa qëndronte në fushë i mbuluar me gjak tregonin se dëmtimi mund të ishte shumë i rëndë. Dyshimet u shtuan më shumë edhe pas fjalëve të trajnerit Ernesto Valverde në përfundim të sfidës në “Old Trafford”.

I
I

Sipas teknikut dëmtimet e Lionel Messi ishin shqetësuese. Por tekniku dhe skuadra e tij tashmë mund të jenë të qetë për gjëndjen e kapitenit. Menjëherë pas rikthimit në Barcelonë, sulmuesi iu nënshtrua testeve të tjera mjekësore, të cilat treguan se ai nuk kishte asnjë dëmtim sërioz në fytyrë. Messi ka pësuar vetëm një hematomë, e cila do ta lerë jashtë fushe vetëm për sfidën që katalunjasit do të luajnë të shtunën në fushën e Hueska. Më pas, argjentinasi do të bashkohet sërish në përgatitjet e skuadrës dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Manchester United për çerekfinalet e kthimit në Champions, që do të luhet të mërkurën.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb