Deputeti Tomor Alizoti, i ftuar në rubrikën “opinion” në News24, ka folur më lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend dhe kongresin e mbajtur ditën e dielë nga Partia Socialiste.

Ai u shpreh se PS po kthehet në një parti diktaturë, ndërsa shtoi se kongresi ishte më i shëmtuari i bërë nga kjo parti.

“Partia Socialiste është kthyer në një parti diktatoriale. Nuk ka ndodhur në PS e dikurshme me Nanon. Debatohej, sepse demokracia është dialektikë.

Kongresi ishte një nga më të shëmtuarit e organizuar. Në kongres nuk u diskutua asnjë nga problematikat e këtij vendi.

Rama nuk rri dot 100 vite në pushtet pavarësisht çfarë tha në Kongres. Ai ka shkatërruar demokracinë në këtë vend. Rama është produkt i lëpirjes shqiptare. Produkt mediatik, është vetëm një showman dhe askushi. Në demokraci duhet të ketë rebelizëm. Rama ka prodhuar një qeveri piratësh. Kryepirati është vetë ai”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb