TIRANE- Me vendim të Këshillit të Ministrave, Elena Kadare dhe Moikom Zeqo, si dhe 9 personalitete të tjera të vendit në fushën sportive dhe akademike si Isa Tare, Nestor Jonuzi, Kristaq Leno, Kujtim Kasmi, Koço Çomo, Neptun Bajko, Aziz Tahiri, Hektor Dokle dhe Kreshnik Tartari do të përfitojnë pension ekstra.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ndërsa në të përcaktohet se këta personalitete përfitojnë një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetë-fishin e pensionit social.

VENDIM PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. ELENA KADARE
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror znj. Elena Kadare, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetë-fishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, citohet në vendim.

VENDIM PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MOIKOM ZEQO
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Moikom Zeqo, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetë-fishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, citohet në vendim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: