Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern njoftoi sot se qeveria e saj binte dakort në parim për ashpërsimin e legjislacionit për armët dhe do të prezantonte së shpejti një paketë masash në këtë drejtim.

Ardern deklaroi se detajet e legjislacionit të ri do të njoftoheshin përpara mbledhjes së këshillit të ministrave të hënën e ardhshme.

‘’Tani është momenti që ne duhet të veprojmë’’, sqaroi ajo.

Kryeministrja njoftoi gjithashtu nisjen e një hetimi për sulmin ndaj xhamive, ku u regjistruan 50 të vdekur të premten në Christchurch. Shumë pikëpyetje ngrihen rreth të dyshuarit të sulmit makabër, një fashist i vetëshpallur, i cili nuk ishte pikasur as nga agjencitë e shërbimeve sekrete.

Shpejtësia e reagimit të qeverisë së Zelandës së Re është në kontrast me legjislacionin e butë mbi armët në SHBA, ndërkohë që vetë amerikanët kanë qëndrime të kundërta për çështjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb