Qeveria e Britanisë së Madhe dhe biznesmeni Bill Gates në një deklaratë të përbashkët bënë të ditur se ata do të paguajnë tre miliardë paund (4.3 miliardë dollarë) për një program që lufton malarien. Paratë do të paguhen në fondin për hulumtim të përqendruar në uljen drastike të mushkonjave që bartin gripin vdekjeprurës, i cili më i theksuar është në Afrikë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2013 malaria ka marrë 120 mijë jetë njerëzish, përfshi shumë fëmijë. Ekspertët e kësaj organizate paralajmërojnë se gati gjysma e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj rrezikut të malarias.

“Të gjithë jemi të bindur se një botë pa malarie duhet të jetë një nga prioritetet më të larta të shëndetit në botë. Jemi optimist se gjatë jetës sonë ne mund të ngadhnjejmë ndaj malaries dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse tropikale dhe kërcënuese. Kështu botën do ta bëjmë një vend më të sigurt për të jetuar”, shkroi Gates në rubrikën e cila u botua sot nga gazeta “The Times”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: