BRITANI– Qeveria britanike kërkon të intensifikojë negociatat me Bashkimin Europian për të arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme për divorcin mes tyre, u shpreh sot ministri i ri britanik i Brexit, Dominic Raab para një takimi në Bruksel me negociatorin e BE-së, Michel Barnier.

“Kemi arritur progrese të shumta në marrëveshjen e tërheqjes, por ka ende mangësira që duhen kompletuar. Për këtë arsye duhen intensifikuar negociatat për të qënë në pozitën më të mirë dhe për të marrë më të mirën”, deklaroi Raab, në prani të Michel Barnier para fillimit të takimit.

“Mbeten edhe trembëdhjetë javë nga samiti i Këshilli Europian që do të zhvillohet në muajin tetor. Gjatë këtij harku të shkurtër kohor duhet të përmbyllim dy çështje, të finalizojmë marrëveshjen e tërheqjes, dhe nuk jemi ende gati për këtë, dhe të përgatisim një deklaratë politike në lidhje me marëdhëniet tona në të ardhmen”, paralajmëroi Michel Barnier./ata/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb