Banorët e Unazës së Re po protestojnë edhe sot kundër prishjes së banesave të tyre. Ata thanë njëzëri se Rama duhet të ikë, ndërsa theksuan se represioni shtetëror është i madh.

“Kjo qeveri është një llahtari. Po bën kërdinë te Unaza e Re. Ne jemi për Kushtetutën. Është Kushtetuta e Zotit të mbrosh shtëpinë dhe familjen. Këta kriminelë vijnë përnatë me shtyp gra e fëmijë. Këta janë ta paguar nga Rilindja e krimit. Kupola e policisë së drogës vjen çdo natë e na terrorizon.

Ti nuk do zgjedhje, do luftë. Hajde bujrëm, luftë do të kesh. Ne do luftojmë për shtëpinë tonë, për familjen tonë. Kjo qeveri po vepron kundër popullit. Ka 6 muaj që dalim të protestojmë dhe do luftojmë deri në fund. Çfarë borxhi iu kemi këtyre kriminelëve? Çfarë mendojnë këta se fëmijët e tyre janë më të mirë se tanët. Jo mor jo, i kemi rritur me gjak”, tha protestuesi.

Protestuesit u shprehën se nuk dalin për të vrarë, as për të grabitur, as merren me drogë.

“Këta janë shokët e Millosheviçit. Këta mbajnë 1000 vetë nga mbrapa. Kryetari i Bashkisë Veliaj mban 20 badigardë me vete. Pse i mban? I mban sepse ka frikë se i ka rënë në qafë popullit të Tiranës. Do iu ndjekim deri në vendosjen e drejtësisë. Fëmijëve e nipërve të mi nuk mund t’ju shtypen të drejtat”, tha një tjetër protestues.

Një tjetër banor u shpreh se ky kryeministri ka dalë në televizor dhe deklaroi se në “shtëpi vetëm Enver Hoxha hynte”, kurse sot bën të kundërtën. Protestës i janë bashkuar edhe ish-deputetë opozitarë, mes tyre Klevis Balliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb