Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi protestën e sotme të opozitës.
Vokshi tha se në Shqipëri nuk ka demokraci. Ajo shtoi se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Sipas Vokshit, qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit.
Albana Vokshi: Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë.
Qeveria nuk po siguron jetën dhe pronën, po shkelet e drejta e fjalës. A është normale që Salianji të dënohet me një vit burg, vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës? Lideri i opozitës Sali Berisha është dënuar pa asnjë provë.
Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Në Francë ju keni parë që digjet qyteti. Në Bruksel fermerët bllokuan rrugët me traktorë. E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë.
(Balkanweb)