NGA ERJOLA JATA*
Firma koncesionare “Rapiscan” do të rikthehet në funksion në skanimin e konteinierëve në dogana. Pas shumë negociatave nga ana e qeverisë shqiptare prishja e marrëveshjes së mëparshme nuk do të shkoj në arbitrazh ndërkombëtar. Qeveria ka paraqitur në kuvend draftin e ri i cili parashikon rishikimin e kontratës me kompaninë amerikane. Sipas këtij projektligji prite të ndryshojnë kushtet e kontratës mes qeverisë dhe “Rapiscan”. Marrëveshja e re parashikon uljen e kostos së kontratës me 100 milion euro. Më herët biznesi e sulmoi këtë koncesion pasi çdo deklarate doganore skanohej me 39 euro.

Sipas relacionit të publikuar tarifa vjetore e vendit për secilin, gjatë 12 muajve të parë duke filluar nga data e fillimit do të jetë 2.26 milion euro, ndërsa rritja vit pas viti  e tarifës vjetore do të jetë 1.03 %. Po sipas këtij relacioni tarifa koncesionare sipas marrëveshjes së re do të jetë 2 % dhe koncesioni do të zgjasë 15 vjet, ndërsa në të gjithë vendin do të jenë 5 pika kontrolli, tre fikse dhe dy të lëvizshme.

Marrëveshja gjithashtu parashikon se pagesa për skanimin do të kryhet mbi bazën e deklaratës doganore dhe pagesat do të kryen nga të gjitha bizneset. Gjithashtu, përveç mbulimit të kostove për buxhetin e shtetit në lidhje me pagesën nga pagesa e tarifës në  përputhje me tendencën e rritjes së numrit të deklaratave do të mund të  sigurohen edhe të ardhura për buxhetin e shtetit.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: